Aktualitet

Kamarieri pësoi vdekje klinike! Sherri i rëndë në Elbasan ndodhi brenda kompleksit të Gjergj Lucës

7 Tetor 2021, 07:34 Nga DOSJA
Kamarieri pësoi vdekje klinike! Sherri i rëndë në Elbasan

ELBASAN– Sherri i rëndë që përfundoi me vdekjen klinike të një prej dy personave të përfshirë ka ndodhur në kompleksin e Gjergj Lucës, një biznesmen i afërt me kryeministrin Edi Rama. JOQ shkruan se vetë kompania u është përgjigjur pas interesimit për sherrin e ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Elbasan, për një tavolinë të rezervuar, duke konfimuar kështu vendin e ngjarjes.

“Ka ndodhur nje incident midis nje punonjsit ton dhe nje klienti , pas ngjarjes i gjith materjali i disponushem i ka kaluar policise dhe prokurorise , falemderit per interesimin! Rozafa SHPK.“-shkruan kompania në reagimin për redaksinë

Si ndodhi sherri?

Erjon Llapushi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave ka shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari Gazment Kurmakun që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Llapushi, i cili ka kundërshtuar duke agravuar debatin e nisur mes tyre. 

Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke i përplasur kokën me një pjesë betoni, e pikërisht në këtë moment ka pësuar dhe vdekje klinike. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erjon llapushi gazment kurmaku sherr ne elbasan erjon llapushi gazment kurmaku sherr ne elbasan

Sondazh

Poll