Aktualitet

Hapja e universiteteve u shty me një javë, Rama thirrje studentëve: 11-17 tetor është java e vaksinimit për ju

7 Tetor 2021, 07:49 Nga DOSJA
Hapja e universiteteve u shty me një javë, Rama thirrje

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve që të vaksinohen pasi hapja e Universiteteve u shty me 1 javë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama u ka bërë thirrje studentëve që nuk janë vaksinuar ende t’i shfrytëzojnë datat 11-17 tetor. 

Postimi i Plotë:

MIRËMËNGJES dhe me inkurajimin ndaj çdo studenteje e studenti që nuk është vaksinuar ende, që të shfrytëzojë “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” mes datave 11-17 tetor në fakultetin ku studion, si rrugën për të hyrë në auditor me të tjerët dhe njëkohësisht si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, ju uroj një ditë të mbarë

Një ditë më parë me vendim të Rektoratit, Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se hapja e Universiteteve do të shtyhet me një javë, për t’i lënë kohë studentëve që të vaksinohen.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama evis kushi shtyhet me 1 jave hapja e universiteteve vaksinimi i studenteve edi rama evis kushi shtyhet me 1 jave hapja e universiteteve vaksinimi i studenteve

Sondazh

Poll