Aktualitet

Tender me shkresa false në Durrës, KLSH zbulon “problemet”: Bashkia skualifikoi 6 kompani

6 Tetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Tender me shkresa false në Durrës, KLSH zbulon

DURRËS– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një sërë shkeljes në procedurat e prokurimit për  rikonstruksionin e shkollës “14 Nëntori” në Durrës. Sipas “Ora”, në raportin e auditimit thuhet se prokurimi duhet të ishte anuluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për shkak të shkeljeve sepse në garë kanë marrë pjesë 7 kompani, por 6 janë skualifikuar për mospërmbushje kriteresh.

Por sipas KLSH, kompania e përzgjedhur duhej skualifikuar duke nënvizuar se bashkimi i operatorëve ka bërë deklarim të rremë të makinerive dhe stafit që disponojnë për kryerjen e punimeve. Bëhet fjalë për kompaninë “Rajli Ndërtim SHPK” dhe “Varaku SHPK”, të cilat sipas të dhënave në QKB janë në pronësi të Enkelejda Gojashit, Lediana Matës dhe Shpëtim Varakut.

Kompanitë në fjalë kanë lidhur dhe dy kontrata të tjera me Bashkinë Durrës për të njëjtën periudhë dhe kanë paraqitur të njëjtat makineri dhe fuqi punëtore. Po ashtu,  dokumentet e tenderit janë kryer pa numër protokolli, kanë parregullsi në hartim e po ashtu, kontrata e lidhur me afat 170 ditë dhe është shtyrë me 60 ditë, pasi subjektet kanë paraqitur faturat me vonesë.

Më tej në raportin e KLSH, thuhet se të gjitha punimet janë kryer vetëm nga njëri prej operatorëve ekonomik çka vërteton se kontrata mes tyre ka qenë vetëm për plotësimin e kritereve të vendosura në DST, duke dëmtuar konkurrencën e drejtë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres rikonstruksioni i shkolles ne durres durres rikonstruksioni i shkolles ne durres

Sondazh

Poll