Art&Argëtim

Nuset-fëmijë, ndryshon mosha e martesës në Pakistan

10 Qershor 2019, 19:32 Nga DOSJA
Nuset-fëmijë, ndryshon mosha e martesës në Pakistan

Zhvillime të rëndësishme në Pakistan mbi martesat e hershme që ende sot, detyrojnë vajza të vogla të martohen me burra të rritur.

Javën e kaluar Senati miratoi një ligj që parashikon që mosha e lejuar për martesë duhet të jetë 18 vjeç. Propozimi i këtij ligji të ri u bë 3 muaj më parë por vetëm ditët e fundit mori aprovimin e Senatit. Tashmë i takon Asamblesë Kombëtare që të vendosë për te ndryshuar moshën e martesës nga 16 në 8 vjeç.

Por ekziston frika se ligji mund të mos marrë votat e nevojshme për shkak të kundërshtimit nga opozita islamike. Sipas kësaj të fundit, ligji i ri bie në kundërshtim me atë çfarë thuhet në Kuran, sipas të cilit martesa lejohet në moshë e pubertetit.

Reforma u propozua nga senatorja Sherry Rehman pikërisht për të shpëtuar vajzat e vogla nga shfrytëzimi dhe për të reduktuar praktikën e trishtë të martesave të hershme në sintoni me vende si Egji[ti, Banglaesh dhe Turqia. Ligji i ri parashikon 3 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë rupie (rreth 600 euro) për shkelësi.

Sipas UNICEF, rreth 21 % e vajzave në Pakistan janë nuse-fëmijë, që detyrohen të braktisin shkollën për tu bërë bashkëshorte dhe më pas nëna. 3 % e tyre martohen përpara moshës 15 vjeç. Jo më kot, Pakistani është në vend të 6-të mes vendeve që kanë numrin më të lartë të nuseve-fëmijë (rreth 2 milionë).

Marrë nga Bitch Magazine

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim nuset-fëmijë pakistan nuset-fëmijë pakistan

Sondazh

Poll