Art&Argëtim

Kampione volejbolli në SHBA, Cindy Marina, bukuroshja shqiptare që ‘rrëmbeu’ trofeun e Miss Universe 2019

10 Qershor 2019, 16:56 Nga DOSJA
Kampione volejbolli në SHBA, Cindy Marina, bukuroshja shqiptare që

Cindy Marina modelja shqiptaro-amerikane që rrëmbeu çmimin e bukurisë në  Miss Universe Albania 2019. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e Miss Universe 2019.

Marina është një modele e njohur, por edhe volejbolliste e famshme në ekipin e volejbollit të femrave të Trojans USC dhe ekipit kombëtar të volejbollit të femrave shqiptare në SHBA.

Marina u lind më 18 korrik 1998 në Çikago, Illinois. Ardian dhe Kristina Marina nga Shkodra janë prindërit e saj të cilët emigruan në Itali kur ishin të rinj, për t’u zhvendosur më vonë në SHBA. Ata vendosën ta quanin kështu vajzën pas emrit të super modeles së famshme, Cindy Crawford.

Babai i saj ishte futbollist i një kolegji në Shqipëri, ndërsa nëna ishte volejbolliste e njohur në Shqipëri dhe Itali. Ajo ka dy vëllezër më të vegjël. Kur Marina ishte shtatë vjeç, familja u shpërngul nga Çikago në Temecula, Kaliforni.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 2016, Marina mori pjesë në Universitetin Duke në Durham të Karolinës së Veriut, por u transferua në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos të Kalifornisë për vitin e saj të dytë.

Marina filloi të luante volejboll që në fëmijëri, një dëshirë kjo edhe e nënës së saj, por edhe babait pasi ata hapën ekipin ‘Trojans USC’, ku Cindy aktualisht luan. Pasi u diplomua në shkollën e mesme, Marina u bashkua me ekipin e  volejbollit për femra në Dukes Blue Devils dhe u emërua në ekipin e All-Freshman Team të Konferencës së Bregut të Atlantikut (ACC).

Ajo u bashkua me ekipin kombëtar të volejbollit të femrave në Shqipëri në 2015 dhe udhëhoqi ekipin në vendin e tretë në Ligën e Argjendtë gjatë Ligës Evropiane të Volejbollit për femra 2018 në Hungari.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz cindy marina miss universe misss albania cindy marina miss universe misss albania

Sondazh

Poll