Aktualitet

Bllokohet Bulevardi! Drejtuesve të mjeteve i bëhet thirrje për bashkim, debatojnë me protestuesit

6 Tetor 2021, 15:27 Nga DOSJA
Bllokohet Bulevardi! Drejtuesve të mjeteve i bëhet thirrje për

TIRANË– Protesta e qytetarëve shqiptarë ka nisur përballë kryeministrisë. Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin kryesor ‘Dëshmorët e Kombit’. Ata u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të dilnin nga mjetet dhe të bashkohen në protestë. Gazetari Erjon Skëndaj raporton se ka pasur përplasje mes drejtuesve të mjeteve të cilët donin që të kalonin pasi kërkonin që të kalonin rrugën.

Qytetarët me pankarta në duar kanë kërkuar uljen e çmimit të bukës. Gjatë ditëve të fundit përveç rritjes së çmimit të bukës, një rritje pësoi dhe karburanti dhe ditët në vijim pritet që të rritet edhe energjia elektrike.

VIDEO-LIVE/ Nuk pranojnë rritjen e çmimeve! Qytetarët protestojnë përballë Kryeministrisë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll