Bota

Kryeminstri i Sllovenisë mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor: Të zgjidhen problemet Kosovë-Serbi dhe konfikti Maqedoni-Bul

6 Tetor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Kryeminstri i Sllovenisë mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor:

SLLOVENI– Kryeministri i Sllovenisë vendit i cili aktualisht udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian, Janez Jansha e ka theksuar zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë si dhe mes Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë, si ngjarje në mesin e proceseve që tha se duhet të shkojnë paralel gjatë dekadës.

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa gjatë deklaratës së përbashkët në Samitin e Brdo me Ballkanin Perëndimor u shpreh se ishte e qartë se BE-ja po tregon hapa konkretë.

Pas debatit, një gjë është e qartë: nëse duam që kjo perspektivë evropiane të materializohet dhe nëse duam të jetë e prekshme për qytetarët dhe stimulim si reformë, tri procese gjatë dekadës në vijim duhet të shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën. E para, institucionet evropiane duhet t’i zbatojnë disa procese që të jenë efikase, pra nëse ndodhë zgjerimi: disa çështje të hapura duhet të zgjidhen, p.sh. mes Serbisë dhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por procesi i negocimit duhet të vazhdojë”,- tha Jansa.

Kryeministri slloven pranoi se vendi që ai udhëheq donte të fuste një datë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por kjo nuk u miratua.

Nuk është sekret se gjatë përgatitjes së deklaratës së Bërdos, Sllovenia deshi ta theksojë një orar për zgjerimit. Ky orar nuk është pjesë e deklaratës, por ishte pjesë e një diskutimi të gjatë”, tha ai.

Reformimi i Bashkimit, reformat e brendshme në Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe janë tre proceset që duhet të ecin paralelisht në dekadën e ardhshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota janez jansa samiti i brdos ne slloveni janez jansa samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll