Art&Argëtim

Menaxheri i Taynës lihet në paraburgim, akuzohet për plagosje të një personi

6 Tetor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Menaxheri i Taynës lihet në paraburgim, akuzohet për plagosje

KOSOVË- Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh menaxherit të këngëtare Tayna, Rinor Hykolli.

“Ekziston dyshimi se me datë 22 korrik në bashkëkryerje me të pandehurin Sh. Xh., në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore. Me këto veprime, i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”,- njofton gjykata.

Më tej në deklaratën e gjykatës thueht se Hykolli i është shmangur drejtësisë pasi nga muaji korrik kur u shpall në kërkim ai ka qenë në arrati dhe nuk është paraqitur para organeve të drejtësisë.

I pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë. Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz rinor hykolli tayna rinor hykolli tayna

Sondazh

Poll