Art&Argëtim

Zbulohen dy emrat e opinionistëve të “Big Brother VIP”

5 Tetor 2021, 17:50 Nga DOSJA
Zbulohen dy emrat e opinionistëve të “Big Brother VIP”

TIRANË- Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP”, e sigurisht një nga misteret ka qenë emri i dy opinionistëve të spektaklit. Më në fund enigma ka marrë fund dhe Arbana Osmani ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura, por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-shoë. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurt që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati,”- tha Arbana.

Spektakli do të nisë sonte në orën 21:00 dhe do të transmetohet 2 herë në javë, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të futen 14 personazhe të njohur.

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arbër hajdari balina bodinaku big brother vip arbër hajdari balina bodinaku big brother vip

Sondazh

Poll