Art&Argëtim

U lirua nga kujdestaria e të atit, Britney Spears falenderon fansat: Qava 2 orë rresht, jeni më të mirët

5 Tetor 2021, 14:37 Nga DOSJA
U lirua nga kujdestaria e të atit, Britney Spears falenderon fansat: Qava 2

SHBA– Britney Spears arriti të fitonte lirinë nga i ati i saj pak ditë më parë, i cili kishte kontroll të plotë mbi jetën e saj që prej vitit 2008. Jamie Spears abuzoi me kontrollin ndaj të bijës, gjë kjo që bëri Britneyn të kërkontë lirinë e saj dhe zgjoi sërish lëvizjen ‘Free Britney’ nga fansat e saj e aktivistë të të drejtave të njeriut.

Këngëtarja nuk ngurroi t’i falenderonte mbështetësit e saj pas fitimit të lirisë. Përsmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ajo shprehu mirënjohjen ndaj tyre duke shkruar se kishte mbetur pa fjalë dhe kishte qarë për dy orë rresht prej lumturisë që kishte të tillë fansa, të cilët i cilësoi si më të mirët.

“Unë nuk kam fjalë për ju dhe vendosmërinë tuaj të vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria ime. Jeta ime tani është në atë drejtim! Unë qava mbrëmë për dy orë, sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë. Unë i ndiej zemrat tuaja dhe ju ndjeni timen”, shkroi Britney.

 

#FreeBritney movement … I have no words … because of you guys and your constant resilience in freeing me from my conservatorship … my life is now in that direction !!!!! I cried last night for two hours cause my fans are the best and I know it … pic.twitter.com/7OpsOKoHNc

— Britney Spears (@britneyspears) October 4, 2021

Lëvizja ‘Free Britney’ filloi menjëherë pas marrjes së vendimit për kujdestarinë e saj, por u përhap në vitin 2019 pasi fansat filluan të kishin dyshime mbi mirëqenien e yllit të pop-it. Ata organizuan protesta të shumta jashtë seancave gjyqësore duke kërkuar lirinë e këngëtares.

(i.d.Dosj.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears levizja free britney britney spears levizja free britney

Sondazh

Poll