Bota

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, publikohet deklarata: Rikonfirmojmë mbështetjen në prespektivën europiane të rajonit

6 Tetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, publikohet deklarata: Rikonfirmojmë

SLLOVENI- Samiti BE-Ballkan Perëndimor u zhvillua në Brdo Kranju, Slloveni, ku uhëheqësit e BE-së ranë dakord për deklaratën me të cilën partnerët e Ballkanit Perëndimor janë rreshtuar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në samitin e sotëm që u mbajt në Brdo të Sllovenisë.

Në deklaratë thuhet se “BE-ja riafirmon mbështetjen e saj të qartë për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane, e cila është në interesin tonë strategjik reciprok dhe mbetet zgjedhja jonë e përbashkët strategjike. BE-ja konfirmon angazhimin e vet në procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra prej saj për këtë, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe parimi i meritave të veta. Ne do të intensifikojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit, duke njohur ndërkohë progresin e bërë nga Ballkani Perëndimor. Ne kujtojmë gjithashtu rëndësinë se BE-ja të mund të mbajë dhe thellojë zhvillimin e saj, duke siguruar kapacitetin e saj për të integruar anëtarë të rinj”.

Gjithashtu theksohet se BE-ja është deri tani partneri më i afërt i rajonit, investitori kryesor dhe donatori kryesor dhe se mbështetja e saj do të vazhdojë të jetë e lidhur me progresin e prekshëm në sundimin e ligjit dhe në reformat social-ekonomike si dhe me respektimin e vlerave, rregullave dhe standardeve evropiane nga partnerët.

brdo-declaration-6-october-2021-en

Lajmi kryesor/ AXHENDA- Samiti i Brdos/ Liderët e BP-së dhe të BE-së diskutojnë për Integrimin, i pranishëm Rama (Mesazhet e para)

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fjalimi i ursula von der leyen samiti i brdos ne slloveni fjalimi i ursula von der leyen samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll