Bota

I hoqi liçensën, djali i Musa Xhaferit sulmon kryetarin e Komisionit të Energjisë Elektrike në Shkup

6 Tetor 2021, 08:45 Nga DOSJA
I hoqi liçensën, djali i Musa Xhaferit sulmon kryetarin e Komisionit

MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Maqedoninë e Veriut, ku kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë Elektrike, Marko Bislimoski u sulmua fizikisht, pasi hoqi liçensën një kompanie, e cila merret me furnizimin e energjisë elektrike. DW shkruan se Bislimoski u sulmua nga djali i ish-zyrtarit të BDI-së Musa Xhaferi, Arianit Xhaferi, i cili është gjithashtu edhe pronar i furnizimit me energji elektrike “U Power”, të cilit iu hoq liçensa.

Sipas dëshmitarëve, Xhaferi fillimisht u ul në tryezën, në të cilën Bislimoski po darkonte në Shkup, dhe pas disa minutash bisede, ata u përleshën fizikisht. Sipas mediave maqedonase, Xhaferi i kërkoi shpjegim Bislimoskit për heqjen e liçensës dhe më pas e sulmoi fizikisht atë. Në vend ngjarje arriti policia, por Xhaferi ishte larguar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arianit xhaferi marko bislimoski musa xhaferi arianit xhaferi marko bislimoski musa xhaferi

Sondazh

Poll