Art&Argëtim

Modelja shqiptare hyn në politikë: Nuk doja të bëja foto me Trump (FOTOT)

5 Tetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Modelja shqiptare hyn në politikë: Nuk doja të bëja foto me

KOSOVË– Modelja dhe ish ‘miss Universe Kosova’ 2008, Zana Krasniqi i është bashkuar ekipit të LVV-së, krah ASrben Vitisë në garën për Prishtinën.

Në një intervistë në emisionin Rudina ajo la konfirmuar lajmet se do të kandidojë si asambleiste për komunën e Prishtinës në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Ajo tregoi dhe momentin kur ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump duke thënë se nuk dëshironte të fotografohej me të dhe këtë gjë ja ka bërë të ditur fotografit shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha.

‘Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze. Gjatë fotoshoot-it shumë vajza bënin çmos të dilnin në foto apo të bënin skena që t’i kapnin mediat, ndërsa unë isha pak më larg, skandalet nuk i doja shumë dhe fillova t’i shikoja gjërat më ndryshe sepse kur je aty i shikon gjërat më ndryshe. Fillova me vetveten, thoja Zan a je ti kjo, a je ti për t’u marrë me këto? A do këtë jetë?’-tha ajo.

Krasniqi ka pasur një karrierë të suksesshme në SHBA si modele, por e ka lënë profesionin e saj në hije për t’ju përkushtuar familjes së saj, pasi tashmë ajo është bërë nëna e 4 fëmijëve të mrekullueshëm.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz donald trump zana krasniqi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 donald trump zana krasniqi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll