Bota

Hiqej si kirurge kozmetike, “Doktoresha Barbie” gjymtoi 11 persona

5 Tetor 2021, 18:43 Nga DOSJA
Hiqej si kirurge kozmetike, “Doktoresha Barbie” gjymtoi 11 persona

SERBI – Olgica Markanovic dhe bashkëpunëtorja e saj, Jasmina T., rrezikojnë të dënohen me tre vite burg pasi akuzohen se janë përfshirë në bërjen procedurave estetike në mënyrë të paautorizuar pasi nuk kanë një licensë.

Sipas The Sun, Markanovic dyshohet se ka kryer procedura kozmetike të paligjshme dhe të palicencuara tek të paktën 11 persona nga maji 2020 deri në mars të këtij viti. Ajo thuhet se përdori një “stilolaps plazma” për pacientët e saj duke shkaktuar dëme të përhershme në fytyrat e tyre në formën e djegieve të shkallës së dytë dhe të tretë, sipas mediave kroate.

Kirurgia e rreme u arrestua në kufirin serbo-kroat më 1 qershor dhe do të dalë në gjyq pasi dyshohet se kreu operacione mbi të paktën 11 persona, duke i lënë ata me lëkurë të djegur dhe plagë aq të dhimbshme sa disa prejt tyre nuk arrinin dot as të ushqeheshin.

Kjo është përpjekja e dytë e prokurorëve për të gjykuar Markanoviç. Hera e parë shty për shkak të mungesës së Jasmina T, bashkëpunëtores së saj, e cila ishte gati të lindte. Prokurorët kanë kërkuar një dënim me tre vjet burg për Markanoviç dhe një vit burg për Jasmina T, e cila nuk mund të emërohet plotësisht për shkak të ligjeve të privatësisë.

Një grup prej të paktën 11 burrash dhe gra paraqitën një ankesë në mars 2021 kundër saj duke pretenduar se ata ishin shpërfytyruar pasi ajo i trajtoi ata në sallonin e saj në Beograd, Serbi.

“Kur e takova, ajo u prezantua si” Presidentja e Estetikës” dhe më pas u prezantua me të dashurën time si një mjeke e kualifikuar”, tha një nga personat.

Një viktimë tjetër, e cila gjithashtu nuk mund të përmendet, tha se ajo shkoi në sallonin e Markanoviç për të ngritur hundën dhe vetullat, por në vend të kësaj u la me djegie në të gjithë fytyrën. Ajo shtoi se për shtatë ditë mezi i hapte sytë, dhe për disa muaj detyra të thjeshta si ngrënia dhe pirja ishin të pamundura për shkak të plagëve në fytyrë.

Markanoviç i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk është angazhuar në procedura mjekësore pa licencën e duhur. Ajo pretendoi se shërbimet që ajo po u ofronte pacientëve të saj ishin kozmetike dhe se ajo kurrë nuk u paraqit si eksperte në fushën e mjekësisë. Ajo vazhdoi të akuzonte pacientët e saj të mëparshëm për shkaktimin e lëndimeve të tyre, duke pretenduar se ata nuk ishin në përputhje me udhëzimet e shërimit, të tilla si ekspozimi i lëkurës së tyre në rrezet e diellit.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota rajoni doktoresha barbie kirurgia e rreme doktoresha barbie kirurgia e rreme

Sondazh

Poll

Bota 5 Tetor 2021, 17:59

“Sinjalizuesja” e Facebook del para Kongresit

SHBA –  Një ish-analiste e të dhënave e Facebook-ut po dëshmon sot përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura se kompania ishte në dijeni të dëmeve ...