Art&Argëtim

Humori s’mungon! Shpërthejnë memet pas rënies së rrjeteve sociale

5 Tetor 2021, 06:22 Nga DOSJA
Humori s’mungon! Shpërthejnë memet pas rënies së

TIRANË– Rënia e rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe What’s app  ka shkaktuar 7 miliardë humbje në pasurinë e CEO-s, Mark Zuckerberg, por niveli i humorit në faqet virale nuk ka rënë aspak.

Pas shtatë orëve bllokim të rrjeteve sociale, Twitter ka marrë në dorë situatën dhe përmes modifikimeve të ndryshme në rrjetet sociale, shihet që ka ‘varrosur’ aplikacionet e tjera që pësuan krizë.

Tashmë situata është normalizuar. Prej më shumë se 7 orësh rrjetet sociale të platformës Facebook janë bllokuar. Sipas DownDetector, problemet për Facebook, Whatsapp dhe Instagram filluan rreth orës 16:44 të ditës së kaluar duke prekur ndjesësit në rang global.

Për 7 orë që Facebook nuk u përdor, pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me gati 7 miliardë dollarë në pak orë, ndërsa kompania e tij ka shënuar rënien më të madhe në bursë që prej vitit 2020, në më shumë se 5%. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale bllokimi i facebook bllokohen rrjetet sociale bllokimi i facebook bllokohen rrjetet sociale

Sondazh

Poll