Aktualitet

Shkarkohet Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë emërohet Gledis Nano

5 Tetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Shkarkohet Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

TIRANE- Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterrorit mësohet se do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se emri i Nanos është mbi tryezën e kryeministrit Edi Rama dhe vendimi është firmosur.

Nano është promovuar jo pak në muajtë e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit.

Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterrorit, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit. Ai gjithashtu ak qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”.

LAJMI KRYESOR: Zyrtare! Ardi Veliu jep dorëheqjen: Do rri me familjen! Rama: Mirënjohje. PD: Një bandit më pak

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano largimi i ardi veliut shkarkohet ardi veliu gledis nano largimi i ardi veliut shkarkohet ardi veliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2021, 13:59

GREQI– Shqiptari i vrarë në Athinë pak ditë më parë, Dikenc alias Kristo Halili alias Keli ishte i përfshrië në një grup kriminal të njohur si “Adus...