Aktualitet

Domatet e kalbura në Divjakë, fermerët drejt falimentimit

5 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Domatet e kalbura në Divjakë, fermerët drejt falimentimit

DIVJAKË – Nënë e bir në këtë fshat sot po vjelin domaten e seres dhe shprehen të pakënaqur për cilësinë e saj. Kokrrat çahen dhe përveç kësaj nuk është marrë sasia e pritshme e prodhimit.

Toka pranë seres është e mbushur me domate të kalbura. Ato janë hedhur në pamundësi për t’u tregtuar në kohën e duhur.

Problemi me farën e domates nuk është vetëm në Goriçaj, por raste të tilla gjen në të gjithë Myzeqenë. Prodhuesit janë të zhgënjyer nga shitësit e fidanëve të cilët nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për cilësinë e tyre.

Dëmi është i madh për çdo familje fermerësh, të cilët këtë vit nuk arritën të merrnin mbrapsht as lekët e  mbjelljes dhe të pesticideve të përdorura, pasi eksporti nuk merr asnjë kg të kësaj domate, ndërsa tregu vendas nuk arrin të konsumoje sasinë e prodhuar.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet divjake fara e keqe e domateve divjake fara e keqe e domateve

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2021, 13:59

GREQI– Shqiptari i vrarë në Athinë pak ditë më parë, Dikenc alias Kristo Halili alias Keli ishte i përfshrië në një grup kriminal të njohur si “Adus...