Aktualitet

‘Nuk ishte film’/ Atentat shqiptarit në Itali, fillimisht u zunë me grushte, autori largohet në këmbë

5 Tetor 2021, 13:25 Nga DOSJA
‘Nuk ishte film’/ Atentat shqiptarit në Itali, fillimisht u

TORINO– Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Torino ditën e sotme. Disa dëshmitarë që ishin pranë vendit të ngjarjen thanë për “La Stampa” se kishin dëgjuar 5 të shtëna me armë zjarri, të cilat i kishin frikësuar.

“Unë isha duke gatuar, e kisha dritaren hapur: dëgjova pesë të shtëna me armë, por nuk ishte film,“- tha një dëshmitar. Ndërsa disa të tjerë bënë me dije se viktima dhe autori ishin konfliktuar me njëri-tjetrin para se të nxirrej arma e zjarrit.

Pak para të shtënave, 48-vjeçari me origjinë shqiptare u pa duke u konfliktuar edhe fizikisht para se të qëllohej. Menjëherë më pas, autori iku në këmbë, i ndjekur nga vëllai i viktimës. E vetmja gjë që dihet është se kishte veshur një xhaketë të zezë. Ndërsa viktima u gjet i shtrirë në një pellg me gjak, pranë një makine tip “Fiat Panda”.

LAJMI KRYESOR: Atentat shqiptarit në Itali, 48-vjeçari humb jetën në spital

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne torino vritet shqiptari ne torino

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2021, 13:59

GREQI– Shqiptari i vrarë në Athinë pak ditë më parë, Dikenc alias Kristo Halili alias Keli ishte i përfshrië në një grup kriminal të njohur si “Adus...