Aktualitet

Atentat shqiptarit në Itali, 48-vjeçari në gjendje të rëndë në spital, policia në kërkim të autorit

5 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Atentat shqiptarit në Itali, 48-vjeçari në gjendje të

ITALI– Një 48-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në një parking në Torino. “La Stampa” ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të paradites, ku sipas dëshmitarëve, shqiptari dhe një tjetër person ishin konfliktuar fillimisht verbalisht.

Më pas, situata u agravua në përplasje fizike, deri në momentin kur autori nxorri armën dhe qëlloi 5 herë mbi viktimën 48-vjeçar. Dëshmitarët thanë për “La Stampa” se kishin dëgjuar 5 të shtëna me armë zjarri, të cilat e kishin kapur shqiptarin në pjesën e kraharorit. Menjëherë më pas, autori iku në këmbë, i ndjekur nga vëllai i viktimës.

E vetmja gjë që dihet është se kishte veshur një xhaketë të zezë. Ndërsa viktima u gjet i shtrirë në një pellg me gjak, pranë një makine tip “Fiat Panda” por sërish me shenja jete. Në gjendje të rëndë ai u dërgua në spital, ku aktualisht është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e përplasjes me dy personave, ndërsa Policia ka nisur punën për të kapur autorin e vrasjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne torino vritet shqiptari ne torino

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2021, 13:59

GREQI– Shqiptari i vrarë në Athinë pak ditë më parë, Dikenc alias Kristo Halili alias Keli ishte i përfshrië në një grup kriminal të njohur si “Adus...