Aktualitet

Kriza energjitike! Çmimet rriten por nuk ka drita, OSHEE lë në terr 14 qytete të Shqipërisë

5 Tetor 2021, 14:09 Nga DOSJA
Kriza energjitike! Çmimet rriten por nuk ka drita, OSHEE lë në

TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shtuar ndërprerjen e dritave në disa zona nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Me një vëzhgim të thjeshtë në ‘Facebook’ vihet re se 14 qytete të Shqipërisë mbetën ditën e sotme për disa orë pa energji elektrike.

Dibër, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Gramsh, Tropojë, Bulqizë, Ballsh, Tiranë, Sarandë, Pukë, Burrel, Kukës dhe Fier janë qytetet e Shqipërisë që u prekën nga këto stakime energjie për disa orë.

Njoftim për abonentët. Stakim, 8 tetor. Në kuadër të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datën 8 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të mbeten pa energji këto zona ….‘-thuhet në njoftimet që janë shpërndarë ditën e sotme.

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike, rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet stakimi i dritave stakimi i dritave

Sondazh

Poll