Bota

Donte të niste një jetë të re, arrestohet luftëtari i ISIS në Athinë

5 Tetor 2021, 06:44 Nga DOSJA
Donte të niste një jetë të re, arrestohet luftëtari i

GREQI- Një luftëtar i ISIS-it, është arrestuar ditën e djeshme në Greqi. Protothema shkruan se 34-vjeçari irakien kishte mbërritur fillimisht në Greqi, në vitin 2018. Nëpërmes Turqisë, ai arriti  që të futej në Greqi, në të cilën, hoqi mjekrën, hodhi uniformat e Shtetit Islamik për të nisur një jetë të re.  

Së bashku me gruan dhe katër fëmijët e tij, ata erdhën në Athinë dhe u vendosën në Patissia, teksa ai filloi punë në një dyqan me një të huaj, i cili jeton ligjërisht në Greqi. Njësia Kundër Terrorizmit, zbuloi se ai nuk kishte asnjë kontakt me grupet ekstremiste dhe po kërkonte një mënyrë për t’u larguar për në Evropën Qendrore.

Ai kishte paraqitur dy kërkesa të refuzuara për azil në pritje të vendimit të gjykatës administrative, mbi të cilën ishte ankuar për arsye humanitare.N

Njoftimi i Policisë:

Në mesditën e sotme (e hënë, 4 tetor 2021) një i huaj 34-vjeçar u arrestua nga Shërbimi Kundër Terrorizmit (DAEEV), i akuzuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Konkretisht, pasi shfrytëzoi informacionin e ofruar nga shërbimet e huaja bashkëpunuese dhe në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Kombëtar (NIS), ai u vendos në qendër të Athinës dhe u arrestua. Në orët e mëngjesit të datës 05/10/2021 ai do të sillet para Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arretohet luftetari i isis ne anthine isis arretohet luftetari i isis ne anthine isis

Sondazh

Poll