Aktualitet

DEDIKIMI/ Përcolli nënën për në banesën e fundit. Pirro Dhima: Jeta jote mund të bëhej libër

3 Tetor 2021, 20:44 Nga DOSJA
DEDIKIMI/ Përcolli nënën për në banesën e fundit.

TIRANË– Kampioni i botës, Pirro Dhima i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, Lefterie e cila u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në Himarë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shkruar në gjuhën greke, Dhima shkruan se burimi i fuqisë së nënës së tij ishte dashuria që kishte për dy fëmijët dhe se jeta e saj mund të bëhej një libër.

“Siç mund ta dini këto ditë kam humbur nënën time, Lefterinë. Një grua jeta e së cilës mund të bëhej një libër. Shumë herë mendoj për atë  të zgjuar në agim duke punuar në furrë kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë. Fuqia e saj ishte si burim, nuk ishte vetëm rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj edhe pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë,”- shkruan Dhima në postimin e tij krah një fotoje ku shihet me të ëmën.

 

 

A post shared by Pyrros Dimas (@pyrrospyrros)

Lefterie Dhima u përcoll sot për në banesën e fundit. I pranishëm ishte edhe Piroo Dhima, i cili u pa i përlotur pranë varrit të së ndjerës. Ajo u gjet nga fqinjët e saj e pajetë në Himarë, pasi jetonte vetëm.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lefterie dhima pirro dhima lefterie dhima pirro dhima

Sondazh

Poll