Bota

Trump kërkon rikthimin në Twitter, padit kompaninë: Rivalët e mi politikë ushtruan presion

3 Tetor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Trump kërkon rikthimin në Twitter, padit kompaninë: Rivalët

SHBA– Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar një gjykatësi që të hapë sërish llogarinë e tij në Twitter. 75-vjeçari paraqiti një padi kundër kompanisë ‘Twitter’ duke kërkuar që llogaria e tij të hapet sa më shpejt. Dokumenti pretendon se Twitter anuloi llogarinë e tij, e cila kishte rreth 80 milionë ndjekës, për shkak të presionit nga rivalët e tij politikë.

Trump u ndalua nga faqja e internetit më 8 janar “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”. Ai u bllokua gjithashtu nga Facebook dhe YouTube pasi u akuzua për nxitjen e mbështetësve të tij për të sulmuar Capitol Hill.

Avokatët thonë se llogaria e Trump në Twitter ishte burim kryesor i lajmeve dhe informacionit për çështjet e qeverisë.

“Censura dhe kufizimi parandalues i Twitter në llogarinë e Trump ishte një shkelje antikushtetuese e fjalës së lirë. Vendi nuk përfiton nga përpjekjet për të shtypur diskursin politik”, shtoi avokati i ish-presidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump twitter donald trump twitter

Sondazh

Poll