Bota

Zgjedhjet në Itali/ Mafia i vrau nënën, tani kandidatja kërkon bashkinë e Napolit, në krah ka djalin e bossit të Camorras

2 Tetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Itali/ Mafia i vrau nënën, tani kandidatja

ITALI– Më 11 qershor 1997, një vajzë 10-vjeçare e quajtur Alessandra Clemente dëgjoi 41 të shtëna me armë nga një dritare e hapur në shtëpinë e saj në Napoli, teksa ishte duke pritur që nëna e saj të kthehej për drekë nga puna.

Kur të shtënat u ndalën, ajo vrapoi drejt dritares dhe pa nënën e saj, Silvia, të shtrirë në një pellg gjaku. Silvia Clemente nuk ishte objektivi i vrasësit, por, në moshën tridhjetë e nëntë vjeç, ajo ishte vrarë nga një plumb qorr. Deri atë ditë, Alessandra nuk kishte dëgjuar kurrë për organizatën që i kishte dhënë fund jetës së nënës së saj, e që tani do të fillonte të formonte pjesën tjetër të saj: Camorrën – mafian Napolitane.

24 vjet më vonë, Alessandra Clemente, tani një grua 34-vjeçare, po kandidon për t’u bërë kryebashkiakja e ardhshme e Napolit. Fushata e saj përfshin të afërm të tjerë të viktimave të mafias dhe djalin e një mafiozi të lartë në Kamorra. Në çdo tubim elektoral, Clemente kujton rastin e vdekjes së nënës së saj. Plani i Clemente për t’i dhënë fund ciklit të dhunës mbështetet tek nënat dhe gratë e mafiozëve. Rritja e grave që komandojnë poste brenda mafies është një fenomen gjithnjë e më i përhapur në Itali. Ato kanë zëvendësuar burrat dhe djemtë e tyre të burgosur duke marrë pushtetin në të gjithë jugun e Italisë.

Krahas saj është Antonio Piccirillo, kandidat për këshillin e qytetit dhe djali i shefit të Kamorrës, Rosario Piccirillo. Antonio është vetëm 25 vjeç, dhe është rritur duke njohur babanë e tij, i cili ka qenë në burgje të ndryshme në të gjithë Italinë , nga ana tjetër e hekurave. Një ditë, i lodhur duke e parë duke vuajtur një dënim tjetër, Piccirillo vendosi të distancohej publikisht nga gjithçka që kishte bërë babai i tij.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alessandra clemente antonio piccirillo napoli zgjedhjet ne itali alessandra clemente antonio piccirillo napoli zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll