Bota

Dërgohen letra në shtëpi/ Anglia u kërkon gjermanëve që të ngasin kamionët edhe nëse nuk kanë përvojë: Jeni të nevo

3 Tetor 2021, 05:54 Nga DOSJA
Dërgohen letra në shtëpi/ Anglia u kërkon gjermanëve

ANGLI– Gjermanët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një letër nga qeveria e cila iu kërkon të marrin në konsideratë drejtimin e kamionëve mes mungesës kombëtare të shoferëve të HGV. Në këtë letër thuhet se pavarësisht se nuk kanë përvojë në këtë drejtim, ndihma e tyre do tu vinte shumë në ndihmë. Letra iu dërgua gati një milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që mbajnë një patentë shoferi HGV, përfshirë zjarrfikësit dhe mjekët, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar ndikimin që ka mungesa e shoferëve në zinxhirët e furnizimit me karburant në Mbretërinë e Bashkuar.

ÇFARË THUHET NË LETËR:

Aftësitë dhe përvoja juaj e vlefshme nuk kanë qenë kurrë më të nevojshme se sa tani. Ekzistojnë mundësi fantastike të drejtimit të HGV në industrinë e logjistikës dhe kushtet e punësimit janë përmirësuar në të gjithë sektorin. Përveç normave tërheqëse të pagave, ne po shohim më shumë mundësi për punë fleksibël, orë fikse, ditë fikse, me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.

Patentat e drejtimit gjerman të lëshuara para vitit 1999 përfshinin një të drejtë për të drejtuar një automjet C1, i cili është një kamion i vogël dhe i mesëm deri në 7.5 ton, ndaj tyre iu është bërë oferta për të drejtuar kamionët.

Burimi: joe.it

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermanet ne angli kamione ne angli gjermanet ne angli kamione ne angli

Sondazh

Poll