Bota

Bullgaria jep sinjale pozitive, kryeministri Janev: Mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut s’duhet të transferohet në B

2 Tetor 2021, 20:05 Nga DOSJA
Bullgaria jep sinjale pozitive, kryeministri Janev: Mosmarrëveshja me

SOFJE– Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev tha lëshuar një sinjal positive. Në një intervistë për “BNT”, ai tha qeveria në Sofje synon të vazhdojë kursin që ka marrë deri më tani lidhur me negociatat me Maqedoninë e Veriut.

“Mosmarrëveshja midis dy vendeve fqinje nuk duhet të lejohet të transferohet në BE. Bullgaria duhet të përqëndrohet në dialog dhe kontakte të vazhdueshme, me autoritetet në Republikën e Maqedonisë Veriore për të kërkuar një zgjidhje në emër të së ardhmes sonë të përbashkët,”– tha ai. Sipas tij, pas fundit të tetorit dhe nëntorit, kur do të ketë zgjedhje politike në Maqedoni dhe Bullgari, dialogu do të rinisë dialogu.

Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut? Pse “digjet” Shqipëria, edhe pse më në fund bindi dhe Holandën?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950. Pretendim që pritet t’i kushtojë Shqipërisë. Vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari u shpreh se nuk dëshironte që të futej në mes dy vendeve mike, ndërsa homologu i tij Strefan Yanev kërkoi dialog mes dy vendeve për zgjidhjen e problemit, por pa ndërhyrjen e palëve të treta.

Por përplasjet mes tyre kanë ndikuar edhe në vendimin e vendit tonë pasi para disa javësh, Holanda, një nga vendet më skeptike që prej vitesh ka dhënë “jo”, i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim.

(k.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni stefan janev vetoja e bullgarise stefan janev vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll