Politike

Raporti i ‘Global Initiative Network’/ PD: Jemi të parët në Europë për prodhim dhe tregtim kanabis, lidhja e ng

2 Tetor 2021, 10:33 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë raportin e fundit të ‘Global Initiative Network’ që ka të bëjë me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Tabaku shkruan se Shqipëria është vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e kanabis si dhe ne jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit dhe për kokainën dhe drogërat e tjera. Ndër të tjera, deputetja shton se mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë në Shqipëri.

POSTIMI I TABAKUT:

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë. Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive. Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Netëork mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar. Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera. Jemi të dytët 2 në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar  duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme. Aq i ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament. Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale. Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike global initiative network jorida tabaku global initiative network jorida tabaku

Sondazh

Poll