Bota

Nëse je nën 18 vjeç harroji operacionet kozmetike, Anglia vendos ligjin e ri

1 Tetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Nëse je nën 18 vjeç harroji operacionet kozmetike, Anglia

MBRETËRI E BASHKUAR – Sipas një ligji të ri në Angli, njerëzit nën 18 vjeç nuk do të jenë më në gjendje të bëjnë Botox dhe të aplikojnë “filler” pra element mbushës tek buzët për arsye kozmetike.

Akti Botulinum për mbushësit Kozmetikë për fëmijët, i cili u vu në fuqi në Angli të premten, thotë se do të jetë e paligjshme të përdorni produkte Botox ose të rezervoni një takim për peronat nën 18 vjeç, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social ( DHSC).

Departamenti tha se moszbatimi mund të rezultojë në një ndjekje penale dhe gjoba të larta. Trajtimet, megjithatë, ende mund të miratohen nga një autoritetet përkatëse mjekësore që të kryhen nga një mjek, infermier, dentist ose farmacist tek ata nën 18 vjeç që kanë nevojë për një ndërhyrje klinike.

Ministrja e shëndetësisë, Nadine Dorries, shpalli ligjin muajin e kaluar pas një rritje të konsiderueshme të numrit të të rinjve që përpiqen të arrijnë të ashtuquajturën ‘fytyrë Instagrami’.

Asnjë fëmijë nuk ka nevojë për procedura kozmetike përveç nëse kanë arsye mjekësore. Zhvillimi i tyre fizik dhe mendor nuk është i plotë“, tha ajo.

Kishte një mungesë të plotë të një kuadri ligjor rreth trajtimeve estetike jo-kirurgjikale, gjë që i ka lënë konsumatorët në rrezik, tha Grupi Parlamentar për Estetikën e Bukurisë dhe Mirëqenies.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anglia ndalon botox nen 18 vjec anglia ndalon botox nen 18 vjec

Sondazh

Poll