Aktualitet

Ende në kërkim, dënohet për mashtrim biznesmeni i dosjes së 200 kg kokainë të tretura në vaj palme, gjykata i jep 6 vite

30 Shtator 2021, 19:44 Nga DOSJA
Ende në kërkim, dënohet për mashtrim biznesmeni i dosjes

GJIROKASTËR– Gjykata e Gjirokastrës, ka dënuar me 6 vite burgim në mungesë për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, biznesmenin Kristaq Kotro. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Kotro prej tre vitesh vijon të jetë në kërkim por vendimi për dënimin e Kotros është dhënë ditën e sotme në gjykatën e Gjirokastrës, ku gjyqtari Arben Dosti, ka deklaruar fajtor dhe më pas dënuar me 6 vjet heqje lirie biznesmenin Kotro për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar në pretencën e tij dhe prokurori i çështjes Julian Çafka. Çështja në fjalë ka zgjatur për një periudhë kohe prej 5 vjet në fazën e hetimit dhe gjykimit. Kristaq Kotro akuzohej se ka mashtruar një qytetar duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 150 milion lekë të vjetra, të cilën synonte t’i investonte në fabrikën e përpunimit të vajit të Palmës në Gjirokastër.

Por për shkak se Kotro, nuk ka kthyer sasinë e eurove të marra, qytetari i është drejtuar me një kallëzim penal, policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës.

Kristaq Kotro u bë i njohur për publikun kur u zhvillua operacioni antidrogë nga policia Shqiptare dhe ajo belge në kuadër të të cilit u sekuestruan disa fuçi me vaj palme, brenda të cilave ishin tretur 200 kg kokainë, më 21 Mars 2011. Në pranga u vu Vullnet Harizaj, i cili u dënua me 8 vite burg me akuzën “Trafik i Narkotikëve, mbetur në tentativë”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kristaq kotro kristaq kotro

Sondazh

Poll