Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, shkollat në Bulqizë kanë mungesë stafi arsimor, nxënësit nuk nuk bëjnë mësim

30 Shtator 2021, 18:52 Nga DOSJA
Nisja e vitit të ri shkollor, shkollat në Bulqizë kanë

BULQIZË- Disa shkolla të Bulqizës kanë probleme me vazhdimin e procesit mësimor, për shkak yë mungesës së stafit. Mësohet se Zyra Vendore Arsimore në Bulqizë nuk ka emëruar mësuesit. Në Shkollën e Mesme të Bashkuar Ostreni i Madh, në njësinë Ostren, 10 mesues nuk janë emëruar nga ZVA, duke bërë që 10 klasa të mbeten pa mësim.

Nxënësit edhe pse paraqiten në shkollë çdo ditë, largohen për në banesa, në mungesë të mësuesve. Ndërsa në shkollën 9-vjecare Ostreni Vogël vetëm 1 mësues është paraqitur në punë ndërsa mësuesit e tjerë nuk janë emëruar ende.

Gjithashtu në filialin e shkollës së Ostrenit të Vogël në Lladomericë, ka rreth 70 nxënës, ndërkohë që mungon 1 mësues. Shkolla “10 dëshmorët” në Njësia Administrative Trebisht ka gjithashtu mësues të pa emëruar, ndërsa rreth 100 nxënës nuk e kanë nisur ende vitin e ri shkollor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize lladomericë ostreni i madh zva zva nuk emeron mesuesit bulqize lladomericë ostreni i madh zva zva nuk emeron mesuesit

Sondazh

Poll