TAKIMI I 4-t/ Kokalari: Basha ‘shiti’ Berishën për mbylljen e dosjes së lobimit. Ish-kryeministri nga Durrësi: Firmosni
29 Shtator 2021, 14:59Nga DOSJA
DURRËS– Foltorja e katërt e ish-kryeministrit Sali Berisha, e zhvilluar në qytetin e Durrës kishte si temë thelbësore akuzimin e kryedemokratit Lulzim Basha për dosjen e lobimit rus. Ishte aktivistja Evi Kokalari, ajo që e gjendur krah ish-kryeministrit Sali Berisha në pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, tha se Basha e kishte shkëmbyer mbylljen e dosjes së lobingut rus me përjashtimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha nga grupi parlamentar i partisë. Kokalari deklaroi se Basha praktikisht e ka ‘shitur’ liderin historik të Partisë Demokrarike, Sali Berisha, në këmbim të mbylljes së dosjes së lobingut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shpejgoi se si Bashës iu zbulua historia e lobingut përmes një kompanie ruse në SHBA dhe iu anulua viza për dy apo tre vite, për shkak të ilegalitetit që përmbante historia e lobingut. Por, tashmë sipas Kokalarit, kjo dosje është e mbyllur me kushtin e përjashtimit të Berishës. Aktivistja shtoi se ajo vetë do të kontrollojë nëse kjo gjë është e vërtetë, pra nëse Basha ka të drejtë të udhëtojë sërish drejt SHBA-ve dhe do ta çojë këtë çështje në Kongres. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përmendi aspak këtë temë. Ai ka treguar arsyet se përse kërkon që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Berisha tha se Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të ‘grabisë’ pushtetin e forumeve dhe se në momentin e parë që e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar e përjashtohet. Lideri historik i bluve e akuzoi Bashën për marrjen pjesë në aferën e Portit të Durrësit. Ai tha se projekti për transformimin e Portit të Durrësit është një aferë e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, por që këta të dy do të mbeten me dhimbje të madhe, pasi Porti i përket Perëndimit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë nga Durrësit duke pranuar se një pjesë të madhe të fajit që kryeministrit Edi Rama vijon ende të qeverisë, e ka Partia Demokratike, pjesë e të cilës është edhe ai vetë. Berisha tha se Opozita nuk arriti kurrë që të organizojë aksionet e veprimet për t’i treguar vendin një qeverisjeje të tillë, por dështoi në çdo nismë të marrë që nga viti 2013.
Ai ka treguar se ku ka gabuar me menaxhimin e çështjeve brenda Partisë Demokratike, pasi humbën zgjedhjet në vitin 2017. Berisha tha se ai i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen, por shtoi se ai gaboi që nuk nis procesin e duhur që Basha të merrte të gjithë përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme. Kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar një person që ka dëshmuar një pasion të shfrenuar për hekurat. Berisha tha se në 8 vite, Rama burgosi shqiptarë më shumë se rajoni i marrë së bashku. Sipas Berishës, vetëm në një vit u burgosën për çështje civile 38 mijë shqiptarë, si asnjë vend tjetër në planet.
Ky është takimi i katërt që mban Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Durrësit, aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pranë pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyet se përse kërkon që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në takimin e tij me de...
DURRËS– Aktivistja Evi Kokalari ka lëshuar akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për të cilin deklaroi se praktikisht e ka ‘shitur’ liderin...
DURRËS– Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se e ka përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Par...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur një bisedë që ka zhvilluar me një student, e cila mendonte se kishte fituar ulëse në Këshillin Komb...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kryeministritn Edi Rama një person që ka dëshmuar një pasion të shfrenuar për hekurat.I pranishëm...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë nga Durrësit duke pranuar se një pjesë të madhe të fajit që kryeministrit Edi Rama vijon ende...