Politike

Berisha: Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve

29 Shtator 2021, 17:06 Nga DOSJA
Berisha: Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyet se përse kërkon që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në takimin e tij me demokratët në qytetin e Durrësit, Berisha tha se Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të ‘grabisë’ pushtetin e forumeve.

Sipas Berishës, në momentin e parë që e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar dhe përjashtohet.

“Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar. Do mbledhim Kuvendin edhe për t’u afruar shqiptarëve alternativën që ata e kanë jetike. Deri më sot ata kanë vetëm një alternativë: largimin në rrugët e botës. Jo, ne do ofrojmë alternativën tonë. E duam Kuvendin që të bashkohemi me të gjithë demokratët që rezistuan në kohërat më të vështira, me të gjithë demokratët që kanë transformuar Shqipërinë si kurrë ndonjëherë, me të gjithë demokratët që këto tetë vite, derdhën lumenj djerse por u shkelmuan sepse pengu kishte probleme të tjera dhe jo interesat tuaja dhe jo kombëtare. Me të gjithë të rinjtë, intelektualët, grupet e tjera shoqërore, që e duan Shqipërinë një vend të besueshëm dhe shpresëdhënës. Ne do të hartojmë platformën tonë me të cilën do të pushtojmë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve. Do ecim të sigurtë drejt fitores. Do luftojmë së bashku për një PD më të fortë. Nuk mund të respketojmë liritë e shqiptarëve, po nuk respektuam liritë tona. Ne e duam Kuvendin në mënyrë që të bashkohemi me të gjithë demokratët që qëndruan të pamposhtur në vitin 1997. Kam mbrojtur interesate shqiptarëve. Kjo foltore ka një synim madhor,”- deklaroi Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: TAKIMI I 4-t/ Ish-kryeministri u bën thirrje demokratëve nga Durrësi: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Kokalari: Basha e shkëmbeu Berishën me mbylljen e dosjes së lobimit

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll