Aktualitet

‘Ndërroi jetë kur i bënë gjilpërën’/ Vdekja e mësueses, spitali i Pogradecit: Shërbimi i urgjencës dha gjit

29 Shtator 2021, 14:08 Nga DOSJA
‘Ndërroi jetë kur i bënë gjilpërën’/

POGRADEC– Spitali i Pogradecit ka reaguar lidhur me rastin e mësueses Anila Bazelli e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Shefi i Shërbimit, Vasfi Topçiu, teksa iu shprehu ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe, deklaroi se sa i përket shërbimit, urgjenca ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin kur pacientja u paraqit në spital për të marrë mjekim.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, tha Topçiu.

Bashkëshorti i Bazellit deklaroi ditën e sotme se bashëshortja e tij ishte në gjendje të mirë në momentin që mbërriti në spitalin e Pogradecit. Në momentin kur ia bënë gjilpërën, Luan Bazelli tha se gruaja e tij ndërroi jetë, duke hedhur akuza mbi stafin e spitalit.

Mësuesja nga Pogradeci, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital. Ajo u paraqit në orën 19:00, pasi kishte shfaqur disa probleme me astmën. Familjarët pretenduan se 46-vjeçarja nuk kishte sëmundje të tjera të cilat mund të ndikonin në vdekjen e saj e se kanë qënë mjekët dhe infermierët e urgjencës të cilët kanë dhënë mjekim të gabuar dhe nuk i kushtuan vëmendje. Prokuroria ka kërkuar që ekspertiza të bëhet nga kryeqyteti, gjë që pritet të zbardhë dhe shkakun që solli vdekjen e mësueses.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila bazelli spitali i pogradecit anila bazelli spitali i pogradecit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2021, 12:59

TIRANË– Skandal me hedhjen e inerteve në Tiranë! Firma e ndërtimit “Kontakt”, e cila po ndërton kompleksin gjigand “Mangalem” në zonën e Ali Demit dh...