Aktualitet

“Kthe familjarët e mi në punë, se ndryshe…”/ 29-vjeçari merr peng përgjegjësin e zyrës Arsimore në Bulqizë

29 Shtator 2021, 12:48 Nga DOSJA
“Kthe familjarët e mi në punë, se ndryshe…”/

DIBËR– Një 29-vjeçar, i identifikuar vetëm me inicialet A.K. është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohet për pengmarrje. Prangosja e tij ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Bulqizë, Kujtim Kerkuti. Ky i fundit ka deklaruar se i riu e ka marrë peng në automjetin e tij duke i kërkuar të rikthejë familjarët e tij në vendin e punës nga ku edhe ishin shkarkuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kujtim kerkuti pengmarrje ne bulqize kujtim kerkuti pengmarrje ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2021, 12:59

TIRANË– Skandal me hedhjen e inerteve në Tiranë! Firma e ndërtimit “Kontakt”, e cila po ndërton kompleksin gjigand “Mangalem” në zonën e Ali Demit dh...