Bota

Liderja e opozitës bjelloruse viziton sot Shqipërinë, Tikhanovskaya: E lumtur për ftesën e kryeministrit Rama

29 Shtator 2021, 08:52 Nga DOSJA
Liderja e opozitës bjelloruse viziton sot Shqipërinë,

BJELLORUSI– Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, do të vizitojë sot Shqipërinë në një takim pune pas ftesës së kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se ndihet e lumtur për ftesën e marrë nga kryeministri Rama, duke shtuar se pritet të diskutohet për angazhimin e Shqipërisë në OSBE për krizën në Bjellorusi.

“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri, me ftesën e kryeminstrit Edi Rama. Do të diskutojmë për anagzhimin e Shqipërisë në OSBE për krizën në Bjellorusi dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në OKB”, ka shkruar ajo.

 

I am glad to announce my visit to Albania tomorrow, September 29, at the invitation of ?? Prime Minister @ediramaal. I will discuss Albania’s engagement in the @OSCE regarding the Belarus crisis and the upcoming membership of Albania in the @UN Security Council. pic.twitter.com/6Fl83II1GQ

— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) September 28, 2021

Tikhanovskaya, është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe politikane në Bjellorusi. Në vitin 2020 ajo mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të vendit si kandidatja kryesore opozitare.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota liderja e opozites bjelloruse svetlana tikhanovskaya liderja e opozites bjelloruse svetlana tikhanovskaya

Sondazh

Poll