Aktualitet

Përfundon seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

28 Shtator 2021, 09:42 Nga DOSJA
Përfundon seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

TIRANË– Përfundon seanca në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Lartë vendos sot në orën 13:00 për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, krahas me atë të ish-drejtorit të Policisë, Jaeld Çela. Gjatë seancës së sotme, edhe njëherë të akuzuarit kanë kërkuar vendimin e Apelit të ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ta kthyer çështjen për rigjykim.

Si Tahiri, ashtu edhe Çela nuk duan rigjykim, por kthimin e çështjes në Shkallën e Dytë.  Ndërsa dy prokurorët e SPAK kërkojnë kthim për rigjykim në Shkallën e Parë dhe provat të shqyrtohen edhe një herë nga GJKKO.

LAJMI KRYESOR: Zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë çështja ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit gjyqi i saimir tahirit

Sondazh

Poll