Vrasja e nënkomisarit, Policia zbardh ngjarjen: Një grup qëlloi me armë zjarri njësinë Anti-Kanabis në Policinë e Shteti
28 Shtator 2021, 09:24Nga DOSJA
LEZHE– Saimir Hoxha, 44 vjeç, nënkomisar i Policisë së Shtetit u vra nga persona ende të paidentifikuar teksa ishte në terren bashkë me një grup për kontrollin e territorit për të parandaluar mbjelljen e kanabisit. Policia e Shtetit, në një njoftim zyrtar për mediat sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në zonën e njohur si Ishull Lezhë dhe se efektivi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
NJOFTIMI I PLOTE:
Rreth orës 10:30 në Ishull Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
LEZHË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e oficerit të Krimeve në zonën e Ishull Lezhës, ku humbi jetën Saimir Hoxha. Burime për Dosja.al ...
BRITANI E MADHE- Një 36-vjeçar do të dalë sot para Gjykatës për t’u gjykuar lidhur me vrasjen e mësueses Sabina Nessa. Koci Selamaj, nga Eastbourne, East...
Një “ministri Propagande”, kështu e quajnë skeptikët vendimin për strukturën AMI, që është në vazhdën e një marrëdhënieje aspak të lehtë dhe dashamirëse t...
TIRANË– Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht pranimin e aplikimeve për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të personave që kanë përfunduar ciklin e dy...
BURREL-Tre vajza kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Mjeti me të cilin tre vajzat po udhë...