Aktualitet

Plagosi ish-të dashurën në Vlorë, Gjykata lë në burg Fadil Likajn, kërkoi falje për veprimin e kryer

28 Shtator 2021, 08:20 Nga DOSJA
Plagosi ish-të dashurën në Vlorë, Gjykata lë në

VLORË– Autori i plagosjes së 23-vjeçares në qytetin e Vlorës, Fadil Likaj është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Vlorës. Likaj mbërriti në Gjykatën e Vlorës nën masa të shumta sigurie. Seanca u drejtua nga gjyqtari Enkel Peza, ndërsa prokuror i çështjes Klodjan Llaho. Gjatë seancës, Likaj shfaqi pendesë dhe kërkoi falje për ngjarjen.

Fadil Likaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin e Vlorës. 30-vjeçari qëlloi me armë zjarri ish-të dashurën e tij, Kostandina Zanaj, studente në qytetin e Vlorës. Pak minuta më pas ka agravuar situata dhe mësohet se djali ka tërhequr me dhunë për ta nxjerrë jashtë të renë dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të saj, duke e plagosur në këmbë. Pas këtij veprimit, i riu ka hedhur edhe një granatë në drejtim të lokalit, e cila fatmirësisht nuk ka plasur.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fadil likaj kostandina zanaj fadil likaj kostandina zanaj

Sondazh

Poll