Aktualitet

Po vinin nga Burreli në Tiranë, aksidentohen tre vajza, shkak dyshohet përgjumja e drejtueses së mjetit

28 Shtator 2021, 06:45 Nga DOSJA
Po vinin nga Burreli në Tiranë, aksidentohen tre vajza, shkak dyshohet

BURREL-Tre vajza kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Mjeti me të cilin tre vajzat po udhëtonin u përmbys në vendin e quajtur si “Ish-pularia”. Të rejat po vinin në Tiranë, teksa mjeti i tyre doli nga rruga.

Fatmirësisht, vajzat kanë pësuar lëndime të vogla dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit, aty ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit, mirëpo policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne burrel aksident ne burrel

Sondazh

Poll