Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në Berat, Uznova dhe fshatra të tjerë përfshihen nga flakët 

27 Shtator 2021, 19:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Zjarr në Berat, Uznova dhe fshatra të tjerë

BERAT- Disa vatra zjarri janë krijuar ditën e sotme në Berat. Mësohet se një vatër zjarri ka nisur në orët e para mesditës në lagjen Uznovë të Beratit. Për shkak të terrenit të vështirë shefi i ndërhyrjes së zjarreve në Berat, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar flakët.

“Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”.Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore,ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte,me fiq,me shkurre dhe ferra.Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve.Kërkojmë forca të shumta”, ka thënë Merko.

Ndërkohë që një vatër tjetër zjarri është ndezur në fshatrat Plashnik dhe Osmënzezë. Zjarri në këto fshatra po vazhdon, pasi është i favorizuar nga era. Në videon e mëposhtme e publikuar nga Fax News shihen flakët e zjarrit.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit, nëse është i qëllimshëm apo aksidental, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

(I.A/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne berat zjarr ne berat

Sondazh

Poll