Aktualitet

Përplasen dy mjete në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërron jetë njëri nga drejtuesit (EMRI)

28 Shtator 2021, 06:07 Nga DOSJA
Përplasen dy mjete në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërron

ELBASAN– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin. Trajleri ka përplasur mjetin tip “Benz” duke lënë të vdekur shoferin 64-vjeçar, Haxhi Bala. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit tip “benz” i ka prerë rrugën trajlerit duke bërë që përplasja të jetë fatale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Haxhi Bala.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-peqin haxhi bala aksident ne elbasan-peqin haxhi bala

Sondazh

Poll