Aktualitet

Projekti i Unazës së Re, banorët e revoltuar paralajmërojnë për protesta: Na ka rënë si bombë prishja e shtëpive, nuk

27 Shtator 2021, 20:48 Nga DOSJA
Projekti i Unazës së Re, banorët e revoltuar

TIRANË- Qytetarë të shumtë në Astir kanë paralajmëruar një valë protestash në ditët e ardhshme për shkak se disa punonjës të ARRSH-së i kanë informuar se do tu prishën shtëpitë për projektin e Unazës së Re. Në një interviste për Fax News, një banore ka kërkuar që të projekti të jetë formal dhe se kjo gjë u ka ardhur atyre si bombë.

“Në rrugë informale morëm vesh që do na prishën banesat. Një ditë të bukur vijnë 3-4 punëtorë të ARRSH që thonë shtëpitë tuaja do të prishen se do bëhet unaza e re. Jemi qytetarë, jemi për zhvillim. Nuk kemi qenë në dijeni përpara absolutisht. Asnjë punonjs i bashkisë nuk ka komunikuar me banorët. Na ra bombë me thënë të drejtën. Kemi vendosur të bëjmë një valë protestash për të kërkuar që projekti të jetë formal dhe ta marrim vesh kush banesa prishen dhe kush jo“, u shpreh ajo.

Ndërsa një qytetar tjetër për Syri.net ka thënë se po shkatërrohen shumë shtëpi për interesat e një personi, ndërkohë që atyre nuk u është dhënë asnjë informacion në lidhje me dëmshpërblimet.

“Biznesmenë të korruptuar të Veliajt duan të ngrenë pallate. Rama strehon afganë dhe na le neve në mes katër rrugëve. Kërkojmë dëmshpërblim për shtëpitë e shembura. Dua kompensim. Ne nuk tërhiqemi. Po shkatërrojnë shtëpi për interesat e një personi. Zona është për dëmshpërblim 100 përqind, se nuk jemi kundër ndërtimit të Unazës. Nuk na kanë dhënë asnjë informacion,” tha ai.

Një qytetar tjetër ka thënë se atyre u kanë ardhur vetëm disa oficerë policie dhe u kanë thënë se kujt i bie që t’i prishet shtëpia dhe kujt jo, ndërkohë që nuk u kanë thënë asgjë për dëmshpërblimet.

“Prej 2006 kam qenë në legalizim e duan truallin për pallate. Këta duan çuar në burg, këta persona duhet të dërgohen në gjyq. Ne kemi ardhur të strehohemi e jo të na nxjerrë në rrugë të madhe. Veliaj ka ardhur nga Poliçani, ai është pa leje, jo ne. Kemi lënë kockat për këtë shtëpi. Nuk pyet askush për ne, kanë ardhur ca policë e na kanë thënë ty të bie e jo ty. Le ta bëjë rrugën, por të na dëmshpërblejë,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet projekti te unaza e re unaza e re projekti te unaza e re unaza e re

Sondazh

Poll