Bota

Stoltenberg bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin për situatën në veri: T’i rikthehen dialogut

27 Shtator 2021, 07:52 Nga DOSJA
Stoltenberg bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin për situatën

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike, NATO, Jens Stoltenberg tha se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të ulin tensionet në veri të Kosovës.

Ai po ashtu u bëri thirrje palëve që t’i kthehen dialogut.

“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me nevojën për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i misionit të NATO-s, KFOR-it mbetet që të sigurohet që të ketë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar në Twitter, Stoltenberg.

 

I spoke to @avucic of #Serbia & @albinkurti of #Kosovo about the need to de-escalate in the north of Kosovo. It’s vital both Belgrade & Pristina show restraint & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all.

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 26, 2021

Për të shtatën ditë me radhë, dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak mbeten të bllokuara, për shkak të kundërshtimeve të serbëve lokalë lidhur me masën e reciprocitetit për targat.

Që prej 20 shtatorit, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të largojnë targat dhe të përdorin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Më 25 shtator u shënuan dy incidente në veri të Kosovës, për të cilat Prishtina e akuzoi Serbinë. Autoritetet njoftuan se është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan./ Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti alekandër vuçiç stoltenberg albin kurti alekandër vuçiç stoltenberg

Sondazh

Poll

Bota 27 Shtator 2021, 07:39

Alarm për bombë në Gjykatën e Greqisë

GREQI– Një alarm për bombë ka evakuuar të gjithë punonjësit në Gjykatën e Greqisë. Thirrja është bërë pak para orës 09:00 të mëngjesit në numrin 3-shifror...

Bota 26 Shtator 2021, 06:53

KOSOVË– Vijon të mbetet e tensionuar situata në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, pas vendimit të rreth 1 jave më parë për vendosjen e ...