Bota

Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse preken serbët në veri, presim 24 orë para se të ndërhyjmë

27 Shtator 2021, 06:21 Nga DOSJA
Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse preken serbët në veri,

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka dhënë ultimatum NATO-s se nëse serbët e veriut të Kosovës prekën dhe nëse NATO nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb.

Kështu raportohet ti ketë thënë Vuçiç sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV.

Vuçiç ka deklaruar se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka shtuar ai.

Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi të hënën e kaluar, makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme vendosen në xhamat para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë. Kjo ka shkaktuar dhe revoltën nga serbët të cilët për ditë me radhë kanë kundërshtuar vendimin e marrë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 06:53

KOSOVË– Vijon të mbetet e tensionuar situata në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, pas vendimit të rreth 1 jave më parë për vendosjen e ...

Bota 26 Shtator 2021, 20:01

Zgjedhjet në Gjermani, SPD kryeson rezultatin

GJERMANI – Sipas një sondazhi të publikuar tani nga sondazhi i ZDF, shumica e gjermanëve (55%) do të preferonin qeverinë e udhëhequr nga SPD e qendrës së ...