Aksioni në Kosovë! Kapen emigrantët e paligjshëm në ‘Audin A5’, njëri prej tyre ishte fshehur në bagazh
26 Shtator 2021, 18:35Nga DOSJA
KOSOVË– Policia e Kosovës ka ndaluar 6 emigrantë të paligjshëm, mes tyre dy fëmijë, të cilët ishin marrë nga një 34-vjeçar me “Audi A5”. I arrestuari është identifikuar vetëm me iniciale L.N.
“Me datë 26.09.2021, rreth orës 07:45, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë deri sa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veture e tipit Audi A5, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Në atë lokacion, disa persona u vërejtën duke zbritur nga mali dhe duke kaluar rrethojën e autostradës, të cilët menjëherë filluan me shpejtësi të hynin në veturë. Vetura u nis menjëherë në drejtim të Prishtinës,”- njofton policia.
Mësohet se Policia mundi që të lokalizonte makinën me emigrantë rreth 2 km nga Pika kufitare e Vërmicës dhe u vu re se katër nga emigrantët kishin dokumente identifikimi, pasaporta me viza valide. Ndërsa njëri prej tyre u gjet i fshehur në bagazhin e makinës. 4 prej pasagjerëve do t’u refuzohet hyrja dhe deportohen në Shqipëri, ndërsa 2 të miturit do dërgohen në Qendrën për azil.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Njerëzit që vuajnë nga kanceri janë përgjigjur mirë ndaj vaksinave anti COVID-19 pa përjetuar më shumë efekte anësore sesa pjesa tjetër e të injektu...
GJERMANI- Kandidati për kancelar për Kristian Demokratët (CDU) i partisë së Angela Merkel, Armin Laschet, zgjoi një polemikë në minutën e fundit të dielën ndërs...
GJERMANI – Procesi I votimit ka përfunduar në Gjermani dhe gjithashtu kanë dalë dhe përgjigjet nga sondazhet, të cilat parashikojnë një përplasje të barab...
BRITANI E MADHE- Policia britanike ka marrë pjesë në një aksion si nëpër filma, për të kapur një të ri, i cili nën efektin e drogës po qarkullonte me një shpejt...
GJERMANI– Shtetasit gjermanë do të votojnë sot për Bundestagun e 20-të, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, pas 16 vitesh nën drejtimin e Angela Mer...