Bota

Tensionet në Kosovë/ Gjenerali serb i përgjigjet Ramës: Shqipëria mbështeti me gjithë zemër UÇK-në, thirrja e Tiranës

26 Shtator 2021, 17:26 Nga DOSJA
Tensionet në Kosovë/ Gjenerali serb i përgjigjet Ramës:

PRISHTINË- Zëvendëskomandanti në pension i Batalionit të 53-të Kufitar, Dragutin Dimcevski, deklaroi për median serbe “Kosova Online” se thirrja e Tiranës për të tërhequr forcat e armatosura serbe nuk mund të plotësohet. Lidhur me kërkesën e Tiranës, ai thotë se Shqipëria ishte vendi që mbështeti me gjithë zemër UÇK -në në su lmet ndaj trupave serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999. Ndërkohë që i referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama në OBK, ku ky i fundit kërkoi njohjen e Kosovës. 

“Unë jam duke monitoruar situatën dhe mbështes plotësisht të gjitha masat e marra nga udhëheqja jonë shtetërore e udhëhequr nga Presidenti Vuçiq për të qetësuar situatën. Është mirë që trupat tona të armatosura janë në gatishmëri në mënyrë që të ofrojmë mbështetje morale për njerëzit e prekur në Kosovë. Unë e di këtë nga përvoja personale, sepse si ushtar kam marrë pjesë në luftime gjatë viteve 1998 dhe 1999. Dhe sa i përket helikopterëve tanë që fluturojnë përgjatë vijës administrative, unë isha me zemrën plot kur i pashë dhe nuk e kuptoj cfarë ka për t’u diskutuar kur fluturojnë në hapësirën tonë ajrore. Unë e kam bërë atë vazhdimisht, Kosova është territor i okupuar për mua, por nuk do të qëndrojë kështu përgjithmonë,”- tha Dimchevski.

LAJMI KRYESOR: Dita e shtatë! Tensionet në veri të Kosovës, Albin Kurti takohet me liderët e opozitës, mungon Haradinaj. Presidenti i KE: Të tërhiqen forcat policore!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dragutin dimcevski kosova vendos reciprocitetin me serbine tensionet në veri të kosovës dragutin dimcevski kosova vendos reciprocitetin me serbine tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 15:46

Mbi 50% e parlamentit të Islandës janë gra

ISLANDË – Për herë të parë në Evropë, gratë zotërojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin e ri të Islandës, sipas rezultateve përfundimtare ...