Bota

Përfundimi i zgjedhjeve në Gjermani, ja deklaratat e para nga kandidatët kryesore

26 Shtator 2021, 18:01 Nga DOSJA
Përfundimi i zgjedhjeve në Gjermani, ja deklaratat e para nga

GJERMANI – Procesi I votimit ka përfunduar në Gjermani dhe gjithashtu kanë dalë dhe përgjigjet nga sondazhet, të cilat parashikojnë një përplasje të barabartë mes CDU, partisë së kancelares Merkel dhe SPD, socialdemokratëve.

Sipas BILD, pretenduesit për të zënë vendin e kancelares nga partitë përkatëse kanë dalë dhe në deklarat e para pas rezultatit të sondzheve.

Kandidati i CDU Armin Laschet  ka thënë se zgjedhjet kishin kohë pa qënë kaq emocionuese dhe mbrëmja do të jetë e gjatë.

Do të jetë një mbrëmje gjatë zgjedhore dhe më emocionuese sesa ka qenë për një kohë të gjatë! Votimi për Bashkimin është një votë kundër një qeverie federale të majtë. Kjo është arsyeja pse ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të formuar një qeveri federale nën udhëheqjen e Unionit”, ka deklaruar ai. Gjenerali i CDU Paul Ziemiak ka thënë se ai sheh mundësinë e një koalicioni të ardhshëm ndërmjet CDU, Të Gjelbërvet dhe FDP.

Kandidati për SPD, Olaf Scholz tha se dhe ata shohin një mundësi në udhëheqjen e qeverisë dhe se rezultatet e para për ta nënkuptonin sukses. “Ne gjithashtu dëshirojmë të udhëheqim një qeveri! Ky është një sukses i madh,” ka thënë ai për  parashikimet e para.

Shumë votues e kishin bërë të qartë se ata donin një ndryshim në qeveri dhe se Kancelari i ardhshëm duhet të ishte Olaf Scholz. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i SPD Lars Klingbeil ka thënë se ata kanë përparësinë dhe kjo ju jep mundësinë për të formuar një qeveri.Ne jemi përpara, kështu që ne kemi mandatin për të formuar një qeveri!”, është shprehur ai.

Më të zhgënjyerit nga parashikimi duket se janë nga Partia e Gjelbër. Drejtori menaxhues i partisë së të Gjelbërve, Michael Kellner, ka thënë se pritshmëritë e tyre nuk janë përmbushur. “Ne kemi arritur vota të konsiderueshme, por e kam të vështirë të jem vërtet i lumtur për këtë rritje sepse pritshmëritë tona ishin dukshëm më të larta.”

LAJMI KRYESOR: Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, pjesëmarrje më e lartë se në 2017! Dalin Exit Poll-et e para, CDU/CSU dhe SPD janë ‘kokë më kokë’

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021 zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021

Sondazh

Poll