Bota

Lajm i mirë! Shumica e pacientëve me kancer reagojnë mirë ndaj vaksinave kundër koronavirusit

26 Shtator 2021, 18:28 Nga DOSJA
Lajm i mirë! Shumica e pacientëve me kancer reagojnë mirë

SHBA– Njerëzit që vuajnë nga kanceri janë përgjigjur mirë ndaj vaksinave anti COVID-19 pa përjetuar më shumë efekte anësore sesa pjesa tjetër e të injektuarbe. Në një studim ku u përfshinë 44,000 persona të injektuar me dy dozat e Pfizer, studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim në efektet anësore të përjetuara nga të tjerët. Në një studim tjetër, studiuesit studiuan 791 njerëz me kancer të cilët morën dy doza të vaksinës Moderna.

Pas 28 ditëve të dozës së dytë, nivelet e përshtatshme të antitrupave ndaj virusit në gjak u gjetën te 84% e pacientëve me kancer që merrnin kimioterapi, 89% të pacientëve që merrnin kimioterapi në kombinim me një ilaç imunoterapie dhe te 93% të pacientëve që merrnin ishin vetëm në imunoterapi.

Këto rezultate janë të mira kur krahasohen me antitrupat e matur tek njerëzit që nuk vuajnë nga kanceri, sipas përfaqësuesit të shtypit të Shoqërisë Evropiane të Onkologjisë Mjekësore (ESMO), Antonio Pasar.

“Shkallët e larta të efikasitetit të vaksinave të vërejtura në popullatën në studim, pavarësisht nga lloji i trajtimit të kancerit, përfaqësojnë një mesazh të fortë dhe inkurajues për pacientët dhe mjekët e tyre,”- thuhej në deklaratë.

Marrë nga cde.news

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dozat anti-covid pacientet me kancer dozat anti-covid pacientet me kancer

Sondazh

Poll