Politike

Bylykbashi “vendos” objektivat: Me rëndësi reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, të mos bëhen shpejt e shpejt

26 Shtator 2021, 16:29 Nga DOSJA
Bylykbashi “vendos” objektivat: Me rëndësi reforma

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka vënë “objektivat” duke renditur reformat që duhet të diskutohen në Kuvend. Me anë të një shkrimi, të cilin e ka postuar në rrjetet e tij sociale, Bylykbashi shkruan se reformat më prioritare ajo zgjedhore dhe territoriale. Në një shkrim në rrjetet sociale, Bylykbashi thekson se këto reforma nuk duhet të bëhen “shpejt e shpejt” dhe “sa për konsum politik” por kërkojnë vendime strategjike e konsultime me ekspertë dhe qytetarë.

Shkrimi i plotë i Bylykbashit:

Reformat nuk janë “panem et circenses” “Buke dhe cirk” thonin latinët. Në Romën antike, atë republikane dhe atë perandorake, për të qetësuar shpirtin e njerëzve nga tensionet apo hallet, shpesh shpërndahej grurë me çmim më të lirë se tregu apo organizoheshin lojra apo ndeshje të përgjakshme gladiatorësh. Mbi 60 mijë vetë mblidheshin në Colosseum dhe brohoritnin ndërkohë që harronin hallet e vërteta.

Refoma e sistemit zgjedhor për të ndryshuar sistemin e njëanshëm dhe antikushtetues të 30 korrikut 2020 duhet të jetë reforma “maestra”, e para mes të tjerave në prioritet. Pas saj, për nga rëndësia, vjen reforma territoriale, por pas saj. Njëkohshëm me territorialen duhet bërë reforma zgjedhore. Nëse ka gjë tjetër, duhet të mbajë radhën si prioritet politik. Sigurisht mund të bëhen në të njëjtën kohë që të shmangen lojërat. Ama jane të gjitha të mëdha, kërkojnë vendime strategjike, konsultime, ekspertizë e mbi të gjitha, konsensus. Nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojnë në dizastër me pasoja afatgjata. Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetëshme nëse ka përplasje e aq më pak kur nuk ka kthjelltësi të brendëshme. Përndryshe, siç thumbonte poeti satirik latin Giovenale, nuk janë reforma por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk” që i hidhen publikut në këtë shëmbëlltyrën e deformuar e të shëmtuar të Colosseum që është kjo politika jonë ku interesi personal ka vrarë rregullisht në arenë interesin publik.

Sa i përket objektivave të vendosur nga PD-ja, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij hapëse në Kuvend u shpreh se është gati për bashkëpunim. Por shtoi se nëse demokratët nuk bien dakord me propozimet e PS-së, do t’i drejtohen qytetarëve me referendum.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike oerd bylykbashi reforma territorale reforma zgjedhore oerd bylykbashi reforma territorale reforma zgjedhore

Sondazh

Poll