Art&Argëtim

Sherri në jaht bëri xhiron e rrjetit, Chiara Ferragni dhe Fedez flasin për herë të parë: U zumë keq, ja pse

26 Shtator 2021, 16:23 Nga DOSJA
Sherri në jaht bëri xhiron e rrjetit, Chiara Ferragni dhe Fedez flasin

ITALI– Chiara Ferragni dhe Fedez janë ndër çiftet më të dashur në internet, por mesa duket edhe ata kanë problem me njëri-tjetrin. Disa ditë më parë një foto e tyre teksa ziheshin gjatë kohës që ishin me pushime u bë virale, por tani ata na tregojnë arsyen.

Reperi Fedez pranoi sherrin duke shtuar se të dy ishin sqaruar para se të ktheheshin në Milano nga pushimet.

“Mirë, ashtu është, ne patëm një sherr të keq. Por u sqaruam para nisjes, para se të ktheheshim në shtëpi këtu në Milano. Padyshim që ishte sherr i madh. Sidoqoftë, arsyet janë të pakuptimta,”-tha ai. Ndërsa blogerja Chiara Ferragni tha versionin e saj: Le të themi që u zunë për shkaqe familjare!

Çifti janë të martuar prej 3 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali me emrin Leonne dhe një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar Vittoria.

Marrë nga pledgetimes.com

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz chiara ferragni fedez chiara ferragni fedez

Sondazh

Poll